Bashkohuni me ne për prestigj dhe shumë përfitime!

Instituti Privat Shkencor-,, Akademia për stomatologji estetike’’ në Shkup, i akredituar nga ana e Ministrisë për Arsim dhe Shkencë, Bordit për akreditim dhe evaluim si dhe Agjencionit për kualitet, në përputhje me dispozitat e Ligjit për Arsim të Lartë plotëson të gjitha kriteriumet dhe kushtet e parapara në Dekretin për normat dhe standardet e krijimit të institucionit për arsim të lartë.
Këtu praktika dhe shkenca janë të bashkuara në një vend, me standarde dhe principe bashkëkohore.

Të gjithë profesionistët e stomatologjise kanë të drejtë rregjistrohen dhe kyqen në Akademinë për stomatologji estetike. Kur do të kyqen do të bëhen pjesë e familjes së profesionistëve të dedikuar.

APLIKACION PËR KONKURS PËR CIKLIN E DYTË
TË STUDIMEVE KOZMETIKE STOMATOLOGJIKE – 8 NËNTOR 2022

PART- TIME PROGRAMIN

Studime master njëvjeçare në stomatologji estetike

Programi master për stomatologji estetike në Institutin privat shkencor – ,,Akademia për stomatologji estetike’’ është i dedikuar në avancimin dhe zbatimin e njohurive dhe praktikave shkencore në stomatologji, promovimin e përsosjes në art dhe shkencë, nxitjen e standardeve më të larta të sjelljes etike dhe kujdesit të përgjegjshëm të pacientit nga stomatologët estetikë, si dhe ofron trajnime akademike në fushën e stomatologjisë estetike me një fokus multidisiplinor.

Është një program studimi njëvjeçar (60 ECTS) i krijuar për stomatologët dhe ka për qëllim kualifikimin e tyre për të kërkuar opcione për trajtim sinoptik, duke përmirësuar aftësitë metodologjike dhe individuale, si dhe ngritjen e ndëgjegjësimit të tyre për rëndësinë e vlerësimit objektiv të rasteve estetike.

Pas përfundimit me sukses të këtij program, studentët e diplomuar do të pajisen me titullin akademik,, Magjistër i shkencave’’ (magjistër i stomatologjisë estetike) që në tregun ndërkombëtar njihet si: Master of science in Dentistry, moduli: Master of aesthetic dentistry, si dhe një diplomë shtesë: Diploma Supplement.

TË HAPUR
PËR ARSIM

Akademia është e hapur për të gjithë mjekët e stomatologjisë, teknikët laborant dentar, profesionistët stomatologjik dhe për ato që e mbështesin industrinë e stomatologjisë estetike, për të zellshmit, puntorët, për ata që janë të mbushur me energji për profesionin stomatologjik dhe që synojnë për një praktikë klinike, për zgjerim të vazhdueshëm të aftësive të tyre, për ata që duan të lidhen, të bëhen bashkë dhe të shkëmbejnë ide dhe përvoja.

TË DEDIKUAR STOMATOLOGJISË ESTETIKE

Stomatologjia estetike është një qasje gjithëpërfshirëse ndaj kujdesit total të shëndetit oral, që kombinon artin dhe shkencën për të arritur funksionin optimal të dhëmbit, shëndetit dhe estetikës.
Është një degë e re e fokusit në fushën e stomatologjisë që premton përparime të reja në edukimin profesional.

PËRFITIMET
ARSIMORE

Parimi themelor i Akademisë është promovimi i arsimit. Falë partneritetit midis anëtarëve, videot e trajtimeve të pacientëve nga praktika e tyre mund të shkarkohen dhe transmetohen nëpërmes ueb-faqeve apo rrjeteve sociale.

KURSET

Instituti- Akademia për stomatologji estetike Endomak ofron disa lloje të kurseve për stomatologji estetike. Këto janë dizajnuar që mjekëve të stomatologjisë të ju mundësojnë aftësi klinike të bazuara në dëshmi, me qëllim që të përdoren elementet estetike në kujdesin e përditshëm të pacientit.

JAADE

Revista JAADE është një botim i Akademisë që siguron informacionet më të reja të trajtimeve klinike, teknikave dhe teknologjive stomatologjike kozmetike dhe atyre teknike dentare, dhe shumë më tepër nga stomatologët kryesor, teknikët laborant dhe specialistët.

HAPËSIRA DHE PAJISJET

Instituti- Akademia për stomatologji estetike ka në disponim hapësira me pajisje të cilësisë së lartë që tërësisht i plotësojnë normat dhe standardet për mësimdhënie si dhe laboratori për ushtrime dhe trajnime praktike.

KATALOG

PROGRAMI AKADEMIK

Për më shumë informacion klikoni KËTU

LIBRI

KONKURSI

PËR REGJISTRIMIN E S
TUDENTËVE NË CIKLIN
E DYTË TË STUDIMEVE

PROGRAMI

LËNDËT OBLIGATIVE, LËNDËT ZGJEDHORE, NUMRI I ORËVE …

STATUSI

NË INSTITUTIN PRIVAT SHKENCOR- AKADEMIA PËR STOMATOLOGJI ESTETIKE

REGJISTROHU

PAS KONKURSIT PËR CIKLIN E DYTË TË STUDIMEVE

NGJARJE

TAKIM PËR NJOHJEN E MUNDËSIVE TË AKADEMISË PËR STOMATOLOGJI ESTETIKE

Programi  master për stomatologji estetike në Institutin privat shkencor– „Akademia për stomatologji estetike“, i pari i këtij lloji në vend dhe në rajon, është dedikuar për avancimin dhe implementimin e njohurive dhe praktikës shkencore në stomatologji, promovim të së përsosurës në art dhe shkencë dhe nxitjen e standardeve më të larta të sjelljes etike dhe kujdesit të përgjegjshëm për pacientët nga ana e stomatologëve estetik. Ajo është anëtare e asociuar e Univerzitetit ,,Goce Dellçev’’ në Shtip që ofron trajnime të avancuara në lëminë e stomatologjisë estetike me fokus multidisiplinar.

PSE STOMATOLOGJI ESTETIKE?

Për vite me rradhë, fokusi i praktikës stomatologjike „modus operandi“ kryesisht ishte i drejtuar në preventimin dhe trajtimin e sëmundjeve të dhëmbëve.
Kjo shpesh herë dhe në mënyrë joformale përshkruhet si stomatologji e bazuar në „nevojë“.

I HAPUR INSTITUTI I PARË PRIVAT SHKENCORË-ARSIMOR – AKADEMIA PËR STOMATOLOGJI ESTETIKE

Aplikimet për studimet master në stomatologjinë estetike dorëzohen deri në fund të muajit Tetor, kurse semestri i parë fillon me date 08/10.

MINUTAT E DENTISTRISË - EMISIONI 18

MINUTAT E DENTISTRISË - EMISIONI 18