Për vite me rradhë, fokusi i praktikës stomatologjike „modus operandi“ kryesisht ishte i drejtuar në preventimin dhe trajtimin e sëmundjeve të dhëmbëve.
Kjo shpesh herë dhe në mënyrë joformale përshkruhet si stomatologji e bazuar në „nevojë“.
Sot, stomatologjia ka evoluar në një profesion shumë të organizuar, me metodologji dhe protokole të avancuara trajtimi që u mundësojnë stomatologëve të trajtojnë me sukses sëmundjet e dhëmbëve.
Prej këtu lind edhe ideja e formimit të këtij Instituti, ku fokusi do të jetë i drejtuar në stomatologjinë estetike si disiplinë apo fushë në suaza të mjekësisë dentare.
Sipas definicionit, estetika është degë e filozofisë që meret me natyrën e të bukurës dhe shijes. Estetika është kryesisht një imagjinatë që i eksploron mundësitë e perceptimit hapësinor, duke u mbështetur në vizionin dhe fleksibilitetin. Stomatologjia është profesion ku mbizotërojnë faktet, ku formohen strategji të cilat zakonisht janë të orientuara drejt suksesit klinik të një plani të mirë logjik dhe implementimin e trajtimit.
Praktika e sukseshme e stomatologjisë estetike e përdor kombinimin e të dyjave.
Programi i studimit të stomatologjisë estetike ka për qëllim ta pregadisë mjekun e mjekësisë dentare për ndjekje të udhëzuesve të duhur, që do të rezultojnë në sigurimin e njohurive për:
-Qasje gjithëpërfshirëse, biomimetike, holistike dhe individuale gjatë planifikimit të trajtimeve të rasteve me estetikë të komprometuar;
-Potencimin e rrëndësisë pse dizajni i buzëqeshjes nuk duhet të planifikohet i izoluar dhe sa e rëndësishme është njohja e marrëdhënies interdisiplinare që duhet të rezultojë me arritje të një rezultati me sukses, të shëndetshëm dhe funksional.
-Prezentimi i strategjive për tejkalimin e barierës në mes reales dhe perceptimit, si dhe dallimin në mes planifikimit të trajtimit stomatologjik ,,ideal’’ dhe ,,praktik’’.
Me rritjen e interesit dhe ndërgjegjësimin për stomatologjinë estetike në mbarë botën…për stomatologët u bë gjithnjë më e rëndësishme të kenë resurse të fokusuara ku do të munden të zhvillojnë bazën e njohurive.
Pikërisht Instituti do të sigurojë aftësim profesional të mjekëve për mjekësi dentare, për teknikat dhe metodat e reja të punës, praktikës së mirë stomatologjike, avancimin e njohurive dhe aftësive për diagnostikim dhe shërim, protokole për planifikim të rasteve të komplikuara estetike si dhe formimin dhe udhëheqjen efikase të një ekipi ideal për zgjidhjen e tyre.
Programi i studimit do të realizohet nëpërmes kombinimit të ligjeratave, prezentime të rasteve të pacientëve, seminare interaktive dhe studime të rasteve, ushtrime për planifikim dhe trajtim, video demonstrime të procedurave klinike si dhe përpilimi i teksteve dhe literaturës në format elektronik.
Këtë program do ta njohin ato stomatolog të cilët duan të qëndrojnë në majë të stomatologjisë moderne dhe të cilët vazhdimisht janë në kërkim të një kombinimi të njohurive dhe aftësive, që do ju mundësojë atyre të japin nje rezultat të kënaqshëm, individual dhe estetik, si prioritet gjatë përmbushjes së dëshirave të pacientit.