TAKIM PËR NJOHJEN E MUNDËSIVE TË AKADEMISË PËR STOMATOLOGJI ESTETIKE
- 21/10/2021
- Posted by: zvermar
- Category: АКТИВНОСТИ
Të nderuar kolegë,
Kohën e fundit u hap zyrtarisht Istituti privat shkencor“Akademia për stomatologji estetike”, në Shkup, rr. Klenoec nr. 85, lagja Vllae.
Programi master për stomatologji estetike në Institutin privat shkencor– „Akademia për stomatologji estetike“, i pari i këtij lloji në vend dhe në rajon, është dedikuar për avancimin dhe implementimin e njohurive dhe praktikës shkencore në stomatologji, promovim të së përsosurës në art dhe shkencë dhe nxitjen e standardeve më të larta të sjelljes etike dhe kujdesit të përgjegjshëm për pacientët nga ana e stomatologëve estetik. Ajo është anëtare e asociuar e Univerzitetit ,,Goce Dellçev’’ në Shtip që ofron trajnime të avancuara në lëminë e stomatologjisë estetike me fokus multidisiplinar.
Është një program studimi njëvjeçar (60 ECTS) e krijuar për stomatologët dhe ka për qëllim kualifikimin e tyre për kërkim të opcioneve për trajtime sinoptike, nëpërmes përmirësimit të aftësive metodologjike dhe individuale, si dhe rritjen e ndërgjegjes së tyre për rrëndësinë e vlerësimit objektiv të rasteve estetike.
Pas përfundimit me sukses të këtij program, studentët e diplomuar do të pajisen me titullin akademik ,,MAGJISTËR I SHKENCAVE’’ (MAGJISTËR PËR STOMATOLOGJI ESTETIKE) që në tregun ndërkombëtar njihet si: Master of science in Dentistry, moduli: Master of aesthetic dentistry, si dhe diplomë shtesë: Diploma Supplement.
Për njohje në detaje të mundësive që i ofron Akademia për stomatologji estetike, organizojmë takim të përbashkët më 30 Tetor, në ora 10, në ambientet e Akademisë për stomatologji estetike, Shkup.
Aplikimet tuaja për pjesëmarje dorëzoni në: contact@iacd.mk ose nëpërmjet formës së mëposhtme.
Gëzohemi për prezencën tuaj dhe ju mirëpresim!
Menaxhmenti i IACD