KONKURS 2022/23

KONKURS

Për rregjistrim të studentëve në ciklin e dytë të studimeve për programin studimor

„Stomatologji estetike“ të Institutit privat shkencor

„Akademia për stomatologji estetike“ , Shkup

Në vitin shkollor 2022/2023

 

I

Emri i programit të studimit – Stomatologji estetike

Numri i vendeve të lira të parapara për rregjistrim – 60 studentë

Kohëzgjatja e studimeve – Studime njëvjeçare (60 ЕCTS)

Çmimi për shkollomin – 2000 еuro për semestër

 

II

Kushtet për rregjistrim

Akademia është e hapur për të gjithë mjekët e stomatologjisë të cilët e përkrahin industrinë e stomatologjisë estetike, të përkushtuarit, punëtorët, ata që janë të mbushur plot energji për profesionin e stomatologjisë, ata që synojnë një praktikë klinike, për zgjerim të vazhdueshëm të aftësive të tyre, që duan të shoqërohen, të lbashkëveprojnë dhe të shkëmbejnë ide dhe përvoja.

Kjo thekson angazhimin e Akademisë për stomatologji estetike për gjithëpërfshirje (inkluzivitet) dhe standarde të përsosura, për të matur dhe zgjeruar realisht aftësitë në nivel më të lartë, si dhe të ju sigurohet pacientëve qasje më e madhe te profesionistët stomatologjik, që kanë dëshmuar nivel të lartë të aftësive në stomatologjinë estetike.

Në ciklin e dytë të studimeve me kohëzgjatje prej një viti dhe me 60 kredi (ECTS) të fituara mund të rregjistrohen:

Kandidatë që kanë përfunduar programe të duhura të studimeve të ciklit të parë me kohëzgjatje prej së paku 4 viteve, me çfarë fitojnë së paku 240 kredi ECTS, gjegjësisht studime univerzitare me kohëzgjatje prej së paku 4 viteve;

Kandidatët e huaj mund të rregjistrohen në studime me të njëjtat kushte si shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Konsiderohet se kushtet për rregjistrim i plotëson personi që ka përfunduar arsimin sipas një programe të njëjtë studimore jashtë vendit. Ekuivalenca e programeve të studimit vlerësohet sipas procedures së vërtetuar të Akademisë për stomatologji estetike, në pajtueshmëri me organet shtetërore.

 

III

Gjatë paraqitjes kandidatët duhet të dorëzojnë:

  • Aplikim (i disponueshëm në Institut);
  • Diplomë (origjinale ose fotokopje të notarizuar) për përfundim të studimeve të ciklit të parë (kandidatët që kanë përfunduar jashtë vendit dorëzojnë vërtetim nga MASH për njohje të diplomës së huaj);

Afati për paraqitje dhe rregjistrim

Paraqitja e kandidatëve do të realizohet në periudhën prej 01.10.2022 deri më 31.11.2022.

Rregjistrimi i kandidatëve do të kryhet prej 01.12.2022 deri më 05.12.2022

 

Fillimi dhe përfundimi i programit të studimeve

Viti studimor fillon më 08.12.2022, kurse mbaron më 30 Shtator të vitit të ardhshëm, dhe ndahet në dy semestra, dimëror dhe veror.

Fillimi dhe kohëzgjatja e mësimit për çdo semestër caktohet sipas statusit të Institutit.

 

Vendi i realizimit të programit të studimit

Realizimi i mësimit të programit të studimeve dhe dhënia e provimeve do të zhvillohet në Institutin privat shkencor,, AKADEMIA PËR STOMATOLOGJI ESTETIKE’’, Shkup, rr. Klenoec nr. 85, lok. 4 dhe 8 Shkup – lagja Vllae.

 

Vërrejtje

Për informata më detajuese për kushtet e rregjistrimit, dokumentacionin e nevojshëm, organizimin dhe orarin kohor të studimeve, kandidatët e interesuar mund të drejtohen në Institutin privat shkencor ,,AKADEMIA PËR STOMATOLOGJI ESTETIKE’’ dhe në ueb faqen www.iacd.mk.

Aplikimi për konkursin e ciklit të dytë të studimeve

Kandidati me paraqitjen e ciklit të dytë të studimeve duhet të dorëzojë edhe:

  1. Aplikim (i disponueshëm në Institut);
  2. Diplomë (origjinale ose fotokopje të notarizuar) për përfundim të studimeve të ciklit të parë (kandidatët që kanë përfunduar jashtë vendit dorëzojnë vërtetim nga MASH për njohje të diplomës së huaj);
  3. Çertifikatë për provimet e dhëna me nota dhe kredi (origjinale ose fotokopje të notarizuar) (kandidatët të cilët kanë mbaruar jashtë vendit dorëzojnë ekuivalencën e notave);
  4. Çertifikatë për nënshtetësinë (origjinale ose fotokopje e notarizuar), shtetasit e huaj dorëzojnë fotokopje të pasaportës të përkthyer dhe të notarizuar;
  5. Biografi të shkurtë (CV) dhe fotografi digjitale (format për pasaportë).

 

Kontakt për ciklin e dytë të studimeve

upisi@iacd.mk

 

INSTITUTI PRIVAT SHKENCOR – ,,AKADEMIA PËR STOMATOLOGJI ESTETIKE’’

Rr. Кlenoec nr. 85, lagja Vllae, Shkup

Tel. +389 (0)71 391 400

e-mail: contact@iacd.mk