KURSE DHE NGJARJE

KURSET

Instituti- Akademia për stomatologji estetike Endomak ofron disa lloje të kurseve për stomatologji estetike. Këto janë dizajnuar që mjekëve të stomatologjisë të ju mundësojnë aftësi klinike të bazuara në dëshmi, me qëllim që të përdoren elementet estetike në kujdesin e përditshëm të pacientit. Këto kurse janë të destinuara për punën e stomatologëve që veç më kanë një praktikë dentare të krijuar dhe duan të mësojnë një qasje të bazuar në prova për trajtimin estetik,për ato që dëshirojnë të qëndrojnë në krye të stomatologjisë moderne dhe të munden me siguri të përmbushin dhe rekomandojnë nevojat restauruese të pacientëve me pritshmëri të larta estetike.
Këto kurse u ndihmojnë shumë stomatologëve të diplomuar, si në nivel kombëtar ashtu edhe në atë ndërkombëtar, që të arrijnë qëllimet e tyre për studimet postdiplomike, të zgjerojnë horizontet e njohurive për të siguruar restaurime stomatologjike funksionale të cilësisë së lartë dhe me vlerë estetike optimale.

Kurse për stomatologji estetike

Këto kurse ofrojnë një eksplorim të plotë të temave më të rrëndësishme të stomatologjisë estetike interdisiplinare, si dhe trajnim të mjaftueshëm në laboratorinë e aftësive dhe në klinikë. Veçanërisht theksohet fitimi i njohurive, të kuptuarit dhe aftësitë në lëminë e restaurimeve estetike, biomaterialeve bashkëkohore, plus procedura klinike dhe teknika të bazuara në dëshmi.

Kurse për endodonci

Sëmundjet që prekin pulpën e dhëmbit dhe indet periradikulare janë endemike dhe për shkak të vendndodhjes dhe madhësisë së tyre, kërkojnë njohuri dhe aftësi të veçanta për ti menaxhuar. Zhvillimi i njohurive dhe aftësive të nevojshme të integruara është një proces kompleks dhe sfidues, që kërkon mentorim efektiv, udhëzim si dhe trajnim për aftësitë kognitive, teknike dhe klinike.
Janë paraparë për punë të stomatologëve që veç më kanë të krijuar një praktikë dentare dhe që duan të mësojnë qasje të bazuara në dëshmi për trajtimet estetike. Kurset për endodonci fokusohen në njoftimin e stomatologëve me teknikat endodontike që përfshijnë diagnostikim dhe planifikim të trajtimit, pregaditjen e kanalit dhe aftësitë për mikroskopim.

Kurse për parodontologji

Kurse për parodontologji

Sëmundja paradontale, e cila shkatëron strukturat mbështetëse të dhëmbëve, është shumë e përhapur në të gjithë botën dhe si e tillë konsiderohet një problem serioz i shëndetit publik dhe me një ndikim real në sistemin shëndetësorë. Nevoja që stomatologët të ofrojnë trajtimin bazë të duhur paradontal është rritur ndjeshëm në dekadat e fundit dhe si e tillë, ndërgjegjësimi dhe aftësia për të trajtuar këtë sëmundje është thelbësore për të gjithë stomatologët profesionistë.

Kurset fokusohen në paradontologji dhe aftësitë themelore kirurgjike. Çdo kurs përfshinë ligjerata të mbështetura në dëshmi shkencore dhe janë të plotësuara nga punëtori praktike relevante.
Këto kurse janë krijuar që stomatologëve të përgjithshëm të ju ofrojnë një kuptim të mëtejshëm të koncepteve dhe teknikave kirurgjikale, me një theks të veçantë në diagnozën, planifikimin e trajtimit dhe menaxhimin klinik, si dhe rrolin e paradontit në praktikën e përditshme klinike. Ato mbulojnë aspekte të tilla si konceptet biologjike të menaxhimit të indeve të buta dhe të forta gjatë operacionit dhe kanë për synim dentistët që shpresojnë të fitojnë më shumë njohuri dhe aftësi klinike në paradontologji, si një mënyrë për të plotësuar aktivitetet e tyre të përdithsme klinike.

Kurse për stomatologji estetike dhe restauruese

Stomatologjia restaururese formon shtyllën kryesore të stomatologjisë bashkëkohore për mbrojtje primare shëndetësore. Kjo lëmi vazhdimisht zhvillohet duke u zhvilluar edhe teknikat dhe materialet e reja, kurse kërkesa që stomatologët të ndjekin këto rrjedha bëhet gjithnjë e më sfiduese dhe potencialisht shpërblyese.
Stomatologjia restauruese mbulon një gamë të gjërë specialitetesh dhe siguron njohuri të avancuara në fusha të ndryshme të protetikës fikse, stomatologjisë operative dhe implantive, endodoncisë, dhe u mundëson stomatologëve të zhvillojnë aftësi, njohuri dhe ekspertizë moderne për të menaxhuar me besim nevojat e pacientëve për trajtim gjithpërfshirës. Është një disiplinë sfiduese dhe shpërblyese qe po evoluon vazhdimisht përshkak të inovacioneve në teknologjinë digjitale, në materiale dhe teknikë.
Ky është një program intenziv që mban një ekuilibër të mirë midis njohurive teorike dhe zbatimit praktik, përveç komponentës kërkimore. Studentët fitojnë përvojë teorike dhe praktike në menaxhimin e pacientëve me nevoja komplekse protetike, duke përdorur qasje të bazuara në prova. Ata gjithashtu do të zhvillojnë aftësi të avancuara në diagnostikimin dhe planifikimin e trajtimit, praktikën klinike si dhe ndërmarrjen e punës laboratorike për pacientët e tyre. Zhvillimi i secilës prej këtyre aftësive forcon besimin dhe aftësinë për të ofruar trajtim të suksesshëm klinik.

Kurse për kirurgji orale dhe implantologji

Kurset e implantologjisë përfshijnë aftë­­sitë themelore dhe të avancuara për implantologji. Stomatologjia moderne e implanteve zhvillohet vazhdimisht dhe paraqet sfida që kërkojnë aftësi të reja, si dhe përmbushje të pritshmërive të larta të pacientëve në botën ku jetojmë sot. Programi për trajnim e krijuar për dentistët me pak ose aspak përvojë pune në stomatologjinë e implanteve, ofron një bazë solide për trajnim dhe arsimim të bazuar në dëshmi. Arritja e aftësive të reja në stomatologjinë e implantologjisë do të sigurojë bazë për trajtim të sigurtë të pacientëve që kërkojnë implante dentare dhe në të njëjtën do të sigurojë një karrierë shpërblyese.

Kurse për stomatologji digjitale

Rritja e nevojës për teknologji digjitale në praktikën klinike përmirëson kujdesin për pacientin me rezultate të sakta dhe të parashikueshme.
Objektet tona të reja përfshijnë pako speciale 3D të proceseve punuese, të plotësuara me pajisje kompjuterike nëpër klasat për aftësim klinik. Kjo do të mundësojë integrim dhe optimizim të ekpertizës për rrjedhje të punës digjitale me qëllim të përmirësimit të trajnimit klinik.
Studentët e studimeve postdiplomike nga të gjitha disiplinat, përfshirë endodoncinë, kirurgjinë orale, ortodontësinë, parantologjinë dhe protetikën, do të kenë mundësinë të trajnohen për përdorim të teknologjisë më të lartë.

NGJARJE