Studime master njëvjeçare në stomatologji estetike

PART- TIME PROGRAMIN

Studime master njëvjeçare në stomatologji estetike

Programi master për stomatologji estetike në Institutin privat shkencor – ,,Akademia për stomatologji estetike’’ është i dedikuar në avancimin dhe zbatimin e njohurive dhe praktikave shkencore në stomatologji, promovimin e përsosjes në art dhe shkencë, nxitjen e standardeve më të larta të sjelljes etike dhe kujdesit të përgjegjshëm të pacientit nga stomatologët estetikë, si dhe ofron trajnime akademike në fushën e stomatologjisë estetike me një fokus multidisiplinor.

Është një program studimi njëvjeçar (60 ECTS) i krijuar për stomatologët dhe ka për qëllim kualifikimin e tyre për të kërkuar opcione për trajtim sinoptik, duke përmirësuar aftësitë metodologjike dhe individuale, si dhe ngritjen e ndëgjegjësimit të tyre për rëndësinë e vlerësimit objektiv të rasteve estetike.

Nëpërmes këtij program, stomatologu njihet me principet e stomatologjisë estetike dhe rrëndësinë e qasjes interdisiplinare në arritjen e rrezultateve optimale, duke u përqëndruar në stomatologjinë minimale invasive si një kusht bazë.

Qëllimi kryesor i këtij program është të sigurojë trajnim praktik dhe aftësim profesional të mjekëve të stomatologjisë për teknikat dhe metodat e rreja të punës, një praktikë të mirë stomatologjike, avancimin e njohurive dhe aftësive për diagnostikim dhe shërrim, të sigurojë një tërësi aftësish për planifikimin e rasteve të komplikuara estetike, formimin e një ekipi për terapi ideale për rastet individuale estetike dhe udhëheqjen efikase të këtij ekipi.

Nëpërmjet diagnostikimit adekuat estetik dhe dinamik të parametrave dentar, facijal dhe gingival, do të mund të përpunohet një trajtim interdisiplinor, të planifikohen dhe të zgjidhen të gjitha llojet e rasteve. Theks i veçantë do ti kushtohet diagnozës dhe planit të trajtimit, me ndihmën e programit për dizajnim të buzëqeshjes.
Me njohjen e procedurave laboratorike, do të mund të kuptohen testimet e ndryshme që duhet bërë, si dhe rrëndësia e komunikimit të duhur ndërmjet teknikut laborant dhe klinikut.

Meqenëse të gjitha fushat e stomatologjisë duhet të miren parasysh për tu aritur rezultate të shkëlqyeshme estetike, temat për kirrurgji orale dhe implantologji, protetikë , parodontologji, stomatologji restauruese, ortodonci dhe teknologji dentale , janë përpunuar në mënyrë të balancuar gjatë programit.

Gjatë këtij programi do të studiohen matriale të ndryshme dhe teknika restauruese, që do të jenë pjesë e trajtimit për përmirësimin e buzëqeshjes, në fakt: aplikimi i zbardhjes dhe konturimit të dhëmbëve, vendosja e mbushjeve kompozite estetike, laminatet prej porcelani, kurrorat, urrat, implantet, trajtimi i indit gingival si dhe teknika dhe procedura tjera që përdoren në stomatologjinë estetike.

Të përfshira janë edhe disiplina plotësuese, siç janë ekonomia, etika dhe psikologjia, të cilat do të ndihmojnë në zgjerimin dhe përforcimin e ekspertizës së tyre, njëkohësisht duke i përmirësuar aftësitë e tyre komunikative të nevojshme për interakcion me pacientët dhe kolegët.

Programi është një mundësi për stomatologët të përmirësojnë aftësitë e tyre gjithëpërfshirëse dhe interdisiplinore, veçanërisht në dizajnimin dhe aplikimin e opcioneve më të mira për trajtim.

Programi për studim zgjat rreth 1500 orë, që është e barabartë me 60 pikë kredi (sipas ECTS).

Pas përfundimit me sukses të këtij program, studentët e diplomuar do të pajisen me titullin akademik,, Magjistër i shkencave’’ (magjistër i stomatologjisë estetike) që në tregun ndërkombëtar njihet si: Master of science in Dentistry, moduli: Master of aesthetic dentistry, si dhe një diplomë shtesë: Diploma Supplement.