BIBLIOTEKA

Instituti privat shkencoro-edukativ- Akademia për stomatologji estetike, ka bibliotekë që zotëron të gjitha librat në formë të shtypur apo elektronike që janë të parapara si literaturë e obligueshme apo plotësuese në të gjitha lëndët e programit që kryhen në këtë institucion të arsimit të lartë.  Numri i kopjeve të parapara për literaturën e obligueshme është të paktën 10% kurse për atë plotësuese të paktën 5% sipas numrit të studentëve që për momentin ndjekin mësimet sipas lëndëve të programës.

Institucioni i arsimit të lartë-Akademia për stomatologji estetike, mundëson qasje direkte (elektronike) në literaturën e obligueshme apo plotësuese.

Në bibliotekat e Akademisë për stomatologji estetike, si dhe në e-biblioteken e disponueshme në portal, edhe tek profesorët e lëndëve, janë siguruar tituj të mjaftueshëm si për nevojat e mësimdhënies sipas programit studimor, ashtu edhe për zhvillimin personal, kanë në dispozicion një bibliotekë me shumë libra në formë të shtypur dhe një numër të madh botimesh elektronike të librave, publikimeve dhe punimeve shkencore.