MISIONI DHE VIZIONI

Një kombinim i përsosur i njohurive shkencore dhe praktikave të reja.

Instituti Privat Shkencor-,, Akademia për stomatologji estetike’’ është e përkushtuar në promovimin e të përsosurës në art dhe shkencë , implementimin e njohurive dhe praktikave të reja në stomatologji dhe nxitjen e standardeve më të larta për sjellje etike dhe kujdes të përgjegjshëm për pacientin nëpërmes stomatologëve estetik, teknikëve dhe profesionistëve tjerë dentar.

Koncepti bazë i institucionit shkencor është përhapja progresive dhe zhvillimi i shpejtë i doktrinës stomatologjike bashkëkohore, me tendencë që ajo të zbatohet drejtpërdrejti në praktikë dhe ti mbjellë përvojat e pasura botërore në stomatologji dhe mjekësi. Kështu, unike në mjedisin më të gjërë të vendit, praktika dhe shkenca do të jenë në një vend, me standarde dhe parime moderne.

Kjo thekson angazhimin e Akademisë për stomatologji estetike në gjithëpërfshirje (inkluzivitet) dhe standarde të përsosura, në mënyrë reale të maten dhe zgjerohen njohuritë dhe aftësitë në nivel më të lartë, si dhe të ju ofrohet pacientëve qasje më e madhe deri te profesionistët e specializuar stomatologjik, të cilë kanë demonstruar shkallë të lartë të aftësive dhe kompetencave klinike në stomatologjinë estetike.

Akademia stomatologjike estetike është pjesë e procesit shkencoro-arsimor, institucion i arsimit të lartë, anëtare e asociuar e Univerzitetit,, Goce Dellçev’’ Shtip.

Misioni

Akademia për stomatologji estetike plotëson misionin e vet nëpërmes: ofertave për mundësi arsimore superiore; veprimtari shkencoro-kërkimore; kërkime të aplikuara (zbatuara); promovimit dhe mbështetjes së programeve të avancuara dhe të akredituara për stomatologji estetike; promovimit dhe mbështetjes së akreditimit dhe asociacionit ( nëpërmes principit për shoqërim,integrim); inkurajon arsimimin e mëtejshëm; interaksion me kolegë me mendime të njëjta; ofron forum për këmbim kreativ të njohurive dhe ideve për përmirësimin e prezentimeve teknologjike prezente dhe futjen e teknologjive të reja; aplikimi i atyre njohurive në gjetjen e zgjidhjeve praktike; si dhe mundësia për zhvillim profesional.

Koncepti

Synimi kryesor është që përmes zbatimit të planeve dhe programeve adekuate Akademia të sigurojë:

  • Trajnim praktik dhe zhvillim profesional të mjekëve stomatolog për teknikat dhe metodat e reja të punës në stomatologjinë estetike, praktikë të mirë stomatologjike, përmirësimin e njohurive dhe aftësive për diagnostikim dhe trajtim;
  •  Implementim të standardeve të larta për edukim cilësor dhe të vazhdueshëm të stafit profesional që kryejnë veprimtari stomatologjike (teknikët dentar laborant, asistentët stomatologjik, higjienistët dentar, edukatorët, hulumtuesit dhe profesionistët tjerë stomatologjik).
  • Edukim shtesë për studentët;
  • Informim për mënyrat e reja në stomatologji, teknologji dhe shkencë;

Aktivitete tjera edukative në lidhje me shkencën stomatologjike dhe praktikën, që do të rezultojë me një siguri të nivelit të lartë të kujdesit shëndetësor dentar të popullatës dhe zhvillim të stomatologjisë estetike tek ne dhe më gjërë në rajon.

Edukimi i vazhdueshëm stomatologjik, formal, do të zbatohet në pesë nivele:

  • Edukimi pre-vokativ (para fakultetit)
  • Edukimi vokativ (studime deridiplomike në univerzitet-fakultet)
  • Edukimi para-rregjistrues (praksa mjekësore)
  • Edukimi pas-rregjistrimit (studimet pasuniverzitare, kurset akademike, specializimet)
  • Arsimimi i mëtejshëm ose zhvillimi profesional
  • Të dedikuar ndaj stomatologjisë estetike

Stomatologjia estetike është një qasje gjithëpërfshirëse ndaj kujdesit të përgjithshëm të shëndetit oral, që kombinon artin dhe shkencën për të arritur funksionin optimal të dhëmbit, shëndetin dhe estetikën.  Është një fushë e re e fokusit në lëminë e stomatologjisë që premton përparime të reja në zhvillimin profesional.

Akademia për stomatologji estetike ofron mundësinë që profesionistët e kësaj fushe të bëhen pjesë e një grupi ekskluziv të stomatologëve estetik dhe laborantëve të përkushtuar. Do të mundësojë një angazhim prefesional dhe  të larmishëm në përsosjen e shkencës dhe artit të stomatologjisë estetike.

Me marrjen e akreditimit, Akademia për stomatologji estetike do të mund të realizojë programet për zhvillim profesional dhe të mundësojë një edukim që do të jetë i njohur për programet dhe përmbajtjet e tij në formimin e profilit të specialistit profesional nëpërmes studimeve specialiste profesionale, të cilat do të ndjekin edhe aritjet bashkëkohore në stomatologji dhe aplikimin e tyre në fushat përkatëse.