HISTORIA

Instituti Privat Shkencor-,, Akademia për stomatologji estetike’’ në Shkup, është themeluar në vitin 2018 si institucion kërkimor-shkencor, i akredituar nga ana e Ministrisë për Arsim dhe Shkencë  dhe i regjistruar në Regjistrin e institucioneve kërkimore-shkencore, të cilën e udhëheq Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Instituti është themeluar në përputhje me dispozitat e Ligjit për arsim të lartë, i cili i jep të drejtë që krahas veprimtarisë kërkimore-shkencore, të kryej edhe veprimtarinë e arsimit të lartë për ciklin e dytë master dhe ciklin e tretë të studimeve të doktoratës.

Instituti Privat Shkencor-,, Akademia për stomatologji estetike’’ në Shkup, është instituti i parë i këtij lloji në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në sferën e stomatologjisë, dhe si i tillë i plotëson të gjitha kriteriumet dhe kushtet e parapara në Dekretin për normat dhe standardet e krijimit të institucionit për arsim të lartë.

Në lidhje me atë që u theksua më parë, pozitivisht u shpreh edhe Bordi për akreditim dhe evaluim të arsimit të lartë (shiko PDF) dhe Agjencioni për kualitet në arsimin e lartë (shiko PDF), si organe kompetente për akreditimin e programeve studimore për studimet e ciklit të dytë dhe të tretë.

Instituti Privat Shkencor-,, Akademia për stomatologji estetike’’ në Shkup, është anëtare e asociuar e Univerzitetit ,,Goce Dellçev’’ në Shtip, me të cilin kanë lidhur edhe Memorandum për bashkëpunim në fushën e kërkimeve në shkencë, në fushën e realizimit të programeve studimore për të gjitha ciklet e studimeve, si dhe në fushën e organizimit të ngjarjeve shkencore dhe arsimore për promovim të aritjeve në shkencë dhe në arsimin e lartë.

Instituti Privat Shkencor-,, Akademia për stomatologji estetike’’ ,në kuadër të së cilës si partnerë për realizimin e veprimtarisë janë:  Institucioni privat shëndetësor-Poliklinika për kujdesin primar shëndetësor ENDOMAK Shkup; EDG grupacioni Strumicë, Dojran, Gjevgjeli; 3D. RTG qendra diagnostike për radiografi Shkup; Eterna LHC Shkup dhe ISHP Poliklinika Denta ES  japin përgjigje për nevojat e stomatologjisë dhe vetë shoqërisë së bazuar në dije – për kuadrot profesionale që janë profilizuar përmes studimeve, brenda të cilëve përfshihen: mjekët e stomatologjisë, teknikët dentar laborant, asistentët dentar, higjienistët dentar, edukatorët, hulumtuesit dhe profesionistët tjerë nga vendi dhe nga jashtë.

Me akreditimin dhe formimin e programeve për specializimin dhe subspecializimin e punëtorëve dhe bashkëpunëtorëve shëndetësor me arsim të lartë, nga Ministria e shëndetësisë presim, në periudhë më të shkurtë kohore, që Akademia për stomatologji estetike të jetë institucioni i parë në vend që organizon studime specializimi profesionale  nga fusha e stomatologjisë estetike, nëpërmes të cilës do ta vërtetojë se edhe Republika e Maqedonisë së Veriut ka kapacitet të ofrojë shërbime profesionale specialistike të rangut botëror.