Të dedikuar stomatologjisë estetike

Stomatologjia estetike është një qasje gjithëpërfshirëse ndaj kujdesit total të shëndetit oral, që kombinon artin dhe shkencën për të arritur funksionin optimal të dhëmbit, shëndetit dhe estetikës.
Është një degë e re e fokusit në fushën e stomatologjisë që premton përparime të reja në edukimin profesional.

Ekzistojnë pesë specialitete dentare që fokusohen kryesisht në stomatologjinë estetike. Ato janë:
• Protetika
• Ortodoncia
• Sëmundjet e dhëmbëve me endodonci
• Paradontologjia
• Kirurgjia orale me implantologji

Në transformimin e buzëqeshjes është e përfshirë ortodontësia dhe kirurgjia maksilo-faciale.
Avantazhi i stomatologjisë estetike është se ofron një dimension të ri të trajtimit dentar, dhe në të njëjtën kohë i ofron stomatologut mundësi shtesë për shprehje artistike. Nëpërmjet njohjes dhe aplikimit të elementeve më të rëndësishme artisike bazë, stomatologu mund të ofrojë forma funksionale dhe estetike në çdo restaurim. Një stomatolog estetik i kualifikuar dhe me përvojë, mund të ndihmojë në përmirësimin e pamjes, buzëqeshjes, madje edhe vetëbesimit, si dhe të trajtojë problemet funksionale dhe estetike të pacientit.
Akademia për stomatologji estetike ofron mundësinë që profesionistët e kësaj fushe të bëhen pjesë e një grupi ekskluziv të stomatologëve estetik dhe laborantëve të përkushtuar. Do të mundësojë një angazhim prefesional dhe të larmishëm në përsosjen e shkencës dhe artit të stomatologjisë estetike, do të ndihmojë dhe mbështes anëtarët në qëllimet e tyre për përsosmëri klinike përmes burimeve arsimore, gjë që do ta përforcojë karrierën e tyre.
Zgjerimi i njohurive dhe aftësive, lidhje nëpërmjet rrjetit, bashkëpunim, mbështetje dhe inkurajim nga kolegët profesionistë.