Përfitimet arsimore

Parimi themelor i Akademisë është promovimi i arsimit.
Përfitimet e mundshme përfshijnë (por nuk janë të kufizuara):

Rritja e mundësive për edukim dhe përfshirja e potencialit krijues në shëndetësinë e vendit;
Rritja e interesit të stomatologëve dhe profesionistëve tjerë stomatologjik për përsosmëri profesionale;
Rritje e perceptimit për trajnim praktik dhe specializim;
Zvogëlim të shpenzimeve për specializim;
Sigurim i një praktike me kualitet të lartë;
Arsimim i vazhdueshëm dhe përsosmëri;
Kalendar i programuar për mësim;
Sigurim i kushteve për rritje të cilësisë për trajnim praktik, sipas shembullit të qendrave klinike univerzitare botërore;
Nivel i lartë i kompetencave në menaxhimin e praktikës;
Zhvillim profesional cilësor përmes një procesi të vazhdueshëm të aktiviteteve të planifikuara, të bazuara në rishikimin e performancës dhe vendosjen e qëllimeve të qarta për një praktikë të mirë klinike (kurse, trajnime, seminare, ligjerata, punëtori dhe aktivitete tjera);
Rritje e pjesëmarjes në takime dhe konferenca vjetore profesionale dhe shkencore;
Vendosja e standardeve për sukses;
Sigurim i informcionit të saktë dhe të dobishëm për publikun dhe profesionin;

Falë partneritetit midis anëtarëve, videot e trajtimeve të pacientëve nga praktika e tyre mund të shkarkohen dhe transmetohen nëpërmes ueb-faqeve apo rrjeteve sociale.