STRUKTURA E PROGRAMËS

Ky program studimi bën pjesë në grupin e profesioneve të rregulluara për të cilat zbatohen dispozitat e rregulloreve Evropiane. Prandaj, për profesionet e rregulluara nuk zbatohen dispozitat e Ligjit për arsim të lartë për sa i përket raportit në mes lëndëve obligative dhe atyre zgjedhore.
Studenti çdo semester rregjistron numër të caktuar të lëndëve që sjellin numër të caktuar të kredive. Numri i kredive të rregjistruara për një semestër është total 30 ECTS. Në përmbajtjen e programit për studim është i kalkuluar edhe mësimi praktik. Lëndët zgjedhore zgjidhen nga lista e lëndëve zgjedhore për vitin e parë, në përputhje me programin e parashikuar.

Studentët marin një program studimi njëvjeçar me vlerë prej 60 ECTS kredive.
Programi përbëhet prej 6 lëndëve obligative dhe dy lëndëve zgjedhore me vlerë prej 30 kredive për secilën, përfshirë edhe temën e magjistraturës.

Programi i studimit është i ndërtuar në mënyrën vijuese: Në semestrin e parë ka katër lëndë që janë të obligueshme dhe për të cilat është e obligueshme edhe praktika profesionale me një vlerë totale prej 30 kredive.
Në semestrin e dytë ka katër lëndë, prej të cilave dy janë të obligueshme dhe dy zgjedhore, të cilat zgjidhen nga lista e ofruar e lëndëve zgjedhore, me total 8 lëndë për të cilat është e obligueshme praktika profesionale dhe tema e magjistraturës me një vlerë totale prej 30 kredive.

Secila lëndë përfshinë seminare të drejtëpërdrejta online dhe dy ditë trajnim praktik dhe ligjerata. Ditët e frekuentimit organizohen në blloqe. Me qëllim që të integrohet në mënyrë optimale diploma e tyre e masterit në rutinën e tyre të punës, çdo lëndë është e mbështetur nga përmbajtje digjitale mësimore në të cilat mund të qasen në çdo kohë.
Semestri i fundit (i dytë) është i dedikuar për pregaditjen dhe hartimin e tezës së magjistraturës me temë që ka të bëjë me stomatologjinë estetike dhe shqyrtim të një rasti klinik.

Përzgjedhja e lëndëve dhe përfaqësimi i tyre në programet e studimit është në funksion të edukimit profesional, kualitativ dhe krijues të stafit. Në programin e studimit, vëmendje e veçantë i kushtohet zbatimit dhe aplikimit të Sistemit Europian për transfer të kredive (ECTS), që duhet të mundësojë qasje të pandërprerë dhe lëvizje ndërkombëtare të specializantëve në univerzitete tjera apo institucione të arsimit të lartë.

Studenti me prezencën e tij dhe me participimin në tërë procesin e studimit, do të ketë një rrol aktiv në procesin edukativ dhe shkencor-kërkimor, organizimin e mbledhjeve profesionale dhe shkencore, debate, seminare kërkimore gjatë relizimit të programit studimor, me çfarë do të ketë mundësi të hulumtojë drejtëpërdrejtë dhe të njihet me fushën shkencore. Koncepti për mësim të kombinuar, që përfshinë mësim digjital dhe mësim me pjesëmarje në blloqe të shkurtra, u mundëson pjesëmarësve të fitojnë nivel më të lartë të trajnimit praktik akademik, derisa e kufizojnë kohën jashtë shtëpisë dhe punës.

Programi realizohet nëpërmes ligjeratave të kombinuara, seminareve interaktive dhe planifikimit të trajtimit, aftësive laboratorike dhe trajnimit praktik.
Mësohet me orar pune të shkurtuar gjatë një viti apo si mësim në distancë (kombinim i mësimit nëpërmes internetit dhe mësimit bllok në dy semestra).

Programi me orar të shkurtuar pune përbëhet prej 24 ditëve mësimore. Studentët mund të vendosin të përfundojnë mësimin si një herë në javë ose nëpërmes bllok mësimit prej 2-3 blloqeve të ndara gjatë tërë vitit.
Studentët që duan të ndjekin mësimin një ditë në javë duhet të zgjedhin opcionin me orar të shkurtuar pune. Ata të cilët duan të ndjekin mësimin në blloqe, duhet të përzgjedhin opcionin e modalitetit të kombinuar. Studentët e huaj duhet të zgjedhin opcionin e modalitetit të kombinuar.