Hapësira dhe pajisjet

Instituti- Akademia për stomatologji estetike ka në disponim hapësira me pajisje të cilësisë së lartë që tërësisht i plotësojnë normat dhe standardet për mësimdhënie si dhe laboratori për ushtrime dhe trajnime praktike.
Qendra informative-teknologjike e Institutit- Akademia për stomatologji estetike, është e furnizuar me pajisje informatike, telekomunikative dhe telefonike më bashkëkohore që mundëson rrjedhje të vazhdueshme të informacionit dhe rrjetëzimin e të gjitha njësive të institutit, në një bërthamë informative kompakte dhe multifunksionale. Kjo gjen zbatim të madh në krijimin dhe implementimin e mësimit në një mënyrë të re, moderne dhe funksionale (përfshirë paraqitjen elektronike të provimeve dhe notimin elektronik) që është në hap me epokën e re të teknologjisë informative.
Qendra informative-teknologjike ofron mbështetje të jashtëzakonshme në mësimdhënien që zhvillohet në sallat e ligjeratave të pajisura me pajisje bashkëkohore kompjuterike audio-vizuale dhe multimediale.

Kabinetet dhe laboratoritë janë të pajisura me mobilje adekuate, kompjuterë për të gjithë të punësuarit, bord-tabela, flip- chart tabela, video projektorë, printerë, skenerë, qasje të pakufizuar të internetit, linja telefonike.
Normat për pajisjet e nevojshme për zbatim të mësimdhënies, janë grupuar në katër grupe:
– Numër i mjaftueshëm i vendeve të punës nëpër klasa, kabinete dhe laboratori (seminare dhe punëtori praktike dhe të tjera) në mënyrë që të mundet të realizohet e gjithë mësimdhënia e paraparë në programën studimore të institucionit të arsimit të lartë, dhe të cilat do të plotësojnë normat për madhësinë e grupit.
– Furnizim dhe funksionalitet të laboratorëve, praktikës dhe seminareve me pajisje për punë individuale në pajtueshmëri me programet e lëndëve që do të kryhen, sipas ISO apo standardeve tjera të njohura ndërkombëtare;
– Pajisje dhe funksionalitet i laboratorëve informatik, me kompjuter për punë individuale të studentëve, në përputhje me programet e lëndëve në kuadër të programës studimore;
– Mundësia e kyqjes së kompjuterëve personal të specializantëve deri në 10% nga numri total i specializantëve në të njëjtën kohë, në rrjetin informatk të Institutit.

Hapësira dhe numri i vendeve të punës në dispozicion, tejkalojnë kërkesat themelore normative. Të dhënat për hapësirën e parashikuar të paraparë për realizimin e programit studimor, janë të pajisura plotësisht me kompjuter të lidhur në rrjet, në mënyrë që çdo specializant gjatë periudhës së ligjeratave dhe ushtrimeve dëgjimore të ketë në dispozicion një kompjuter të lidhur në rrjet me softuerin e duhur.

Për nevojat e Institutit, në dispozicion janë edhe pajisjet më të mira dentare, nga prodhuesit më të rinovuar botëror, me mundësi teknike që plotësojnë standardet më të larta gjatë punës.
Materialet për punë zgjidhen me kujdes dhe për restaurimet e dhëmbëve përdoren ekskluzivisht materiale të cilësisë së lartë.

Në suaza të Institutit punojnë ordinanca specialistike për kirurgji orale dhe implantologji, stomatologji protetike dhe ortodontësi, endodondësi, paradontologji, kabinete për radiografi të pajisuara me aparate digjitale ortopantomografike dhe 3D tomografike, laboratori dentare në Strumicë, Shkup, Gjevgjeli dhe Dojran, qendër edukative me foto studio për stomatologji estetike dhe restauruese dhe dizajnim digjital të buzëqeshjes (DSD) si dhe qendër diagnostike për radiografi 3D.

Laboratoret gjithashtu mundësojnë që çdo specializant të ketë qasje në këto pajisje gjatë realizimit të ushtrimeve.

Gjithashtu, në dispozicion janë edhe Rentgen kabinetet me aparaturë 3D për implantologji dhe PTG ortopantograme për ekzaminime diagnostike, skenerë protetikë, mikroskopë endodontik, aparate për zbardhje të dhëmbëve, foto studio me imazhe kompjuterike.