Të hapur për arsim

Akademia është e hapur për të gjithë mjekët e stomatologjisë, teknikët laborant dentar, profesionistët stomatologjik dhe për ato që e mbështesin industrinë e stomatologjisë estetike, për të zellshmit, puntorët, për ata që janë të mbushur me energji për profesionin stomatologjik dhe që synojnë për një praktikë klinike, për zgjerim të vazhdueshëm të aftësive të tyre, për ata që duan të lidhen, të bëhen bashkë dhe të shkëmbejnë ide dhe përvoja.

Qëllimi kryesor është që Akademia, nëpërmjet zbatimit të planprogrameve adekuate, të sigurojë:

Trajnim praktik dhe përsosmëri profesionale të mjekëve të stomatologjisë për teknikat dhe metodat e reja të punës në stomatologjinë estetike, praktikë të mirë stomatologjike, avancim të njohurive dhe aftësive për diagnostikim dhe trajtim;
Prezantim të standardeve të larta për edukim cilësor dhe të vazhdueshëm për kuadrot tjera profesionale në veprimtarinë stomatologjike (laborant dentar, asistent dentar, higjienistë dentar, edukatorë, studiues dhe profesionistë tjerë stomatologjik);
Arsimim shtesë për studentët;
Informim për trendet e reja në stomatologji, teknologji dhe shkencë;

Aktivitete tjera arsimore që kanë të bëjnë me shkencën dhe praktikën stomatologjike, që do të rezultojnë me sigurimin e një niveli të lartë të kujdesit shëndetësor dentar të popullatës dhe zhvillim të stomatologjisë estetike në vend dhe rajon.
Shumë mjek të stomatologjisë kërkojnë të vazhdojnë arsimin me qëllim që ti mësojnë dhe përvetësojnë teknikat dhe teknologjitë stomatologjike estetike. Stomatologët e specializuar në stomatologji estetike quhen stomatolog estetik. Eksperienca e tyre specifike në këtë fushë-trajnim, specialiteti dhe arsimi- janë të drejtuara tek ky lloj i stomatologjisë, edhe pse nuk konsiderohet si specializim zyrtar.