Blog
Programi master për stomatologji estetike në Institutin privat shkencor– „Akademia për stomatologji estetike“, i pari i këtij lloji në vend dhe në rajon, është dedikuar për avancimin dhe implementimin e njohurive dhe praktikës shkencore në stomatologji, promovim të së përsosurës në art dhe shkencë dhe nxitjen e standardeve më të larta të sjelljes etike dhe kujdesit të përgjegjshëm për pacientët nga ana e stomatologëve estetik. Ajo është anëtare e asociuar e Univerzitetit ,,Goce Dellçev’’ në Shtip që ofron trajnime të avancuara në lëminë e stomatologjisë estetike me fokus multidisiplinar.
Për vite me rradhë, fokusi i praktikës stomatologjike „modus operandi“ kryesisht ishte i drejtuar në preventimin dhe trajtimin e sëmundjeve të dhëmbëve.
Kjo shpesh herë dhe në mënyrë joformale përshkruhet si stomatologji e bazuar në „nevojë“.
Aplikimet për studimet master në stomatologjinë estetike dorëzohen deri në fund të muajit Tetor, kurse semestri i parë fillon me date 08/10.